Sot në Rugovë është gjetur një person pa shenja jete.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se dyshohet që viktimës i ka rënë një lis.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.