​Arrestohen dhe dërgohen në burg dy persona të kërkuar nga Gjykata në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dhe dërgohen në burg dy persona të kërkuar nga Gjykata në Mitrovicë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Ilustrim

Njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri sot kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Arrestimi i personit me inicialet E. C., (18), shtetas i Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale dhunim.

Pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje një vit.

Ndërsa arrestimi i 30-vjeçarit M. H., shtetas i Kosovës, është bërë në Vernicë të Vushtrrisë, ndaj të cilit gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim për veprën penale falsifikim i parasë.

Pas procedurave i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej një viti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat