Aksident i rëndë në Mazgit, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Mazgit, tre të lënduar

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat