Një aksident ka ndodhu mëngjesin e sotëm, 12 nëntor në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të lënduara kanë mbetur dy vajza.
Mësohet se të plagosurat janë police të Frontex.
Ato po transportohen drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
