Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të gjetjes së mjeteve të dyshuara të pa shpërthyera.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Një qytetar derisa ishte duke punuar në hapjen e një rruge, të enjten rreth orës 15:25, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it është bërë deminimi i gjithsej 42 copë granata dore.