Një person ka vdekur në fshatin Strupeq i Madh të Pejës pasi u zu nga një lis, teksa po e prente atë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë një lis në pyll, dyshohet se lisi është rrëzuar e ka zënë viktimën, duke e lënë të vdekur”, thuhet në raportin e policisë.
Ne vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar IML për Obduksion.