​Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj sonte rreth orës 18:00 ka arrestuar A.SH. (20), F.R. (24) dhe E.R. (19).

Ata u arrestuan me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat