Një çiklist në Gjakovë është goditur nga një veturë, ku si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një femër si e dyshuar pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin.
“Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.