Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malaj të Rugovës, ku një person është rrokullisur me traktor, me ç’rast nga plagët e marra ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e cila ka dhënë detaje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën. Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar”, thueht në raportin e Policisë së Kosovës