Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Gjilan, në rrugën pranë varrezave të qytetit.
Rastin e ka konfirmuar Ismet Hashani – zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
“Rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori, të cilët janë duke hetuar shkaktarin e vdekjes.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar nga zyrtarë të policisë rajonale në Gjilan për T7 është se bëhet fjalë për një zyrtare policore e cila është gjendur e vdekur në Gjilan.