Ndalohen tre persona që lidhen me procesin zgjedhor

Kronikë e zezë

Ndalohen tre persona që lidhen me procesin zgjedhor

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër (4) raste me pesë (5) persona, prej tyre tre (3) persona janë në ndalim.

Ndërsa dy (2) persona në procedurë të rregullt.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat