Një burrë ka ndërruar jetë pasi është zënë nga muri në Istog.
Siç bën me dije policia përmes raportit, viktima është nxjerr nga rrënojat dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ka vdekur.
“Është raportuar se si pasoj e rrëzimit –shembjes së murit, ishte zënë viktima mashkull kosovar, i cili nga rrënojat është nxjerrë nga njësit relevante dhe banorët, ku pasi ka arritur në Spitalin rajonal në Pejë ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.