Persona të panjohur kanë depërtuar në një banesë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, nga ku kanë vjedhur gjësende me vlerë.
Sipas pronarit të banesës, hajnat i kanë vjedhur një pistoletë me 132 copë fishekë, për të cilën posedon leje valide, një sasi stoli ari, një TV, një llap-top, dhe para të gatshme
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia po e heton rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË/Rr. Ferid Curri, Prishtinë, 14.11.2021-NN. Me 15.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se , person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në banesën e tij dhe nga aty kishin vjedhur: një pistoletë me 132 copë fishekë, për të cilën posedon leje valide, një sasi stoli ari , një TV, një llap-top, dhe para të gatshme. Rasti vazhdon të hetohet.