Policia e Kosovës, sot rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të tipit Opel Astra, me targa të Beogradit, në të cilën ndodheshin katër shtetas rusë, të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.
Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente.
Dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.