Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një këmbësori në fshatin Bardhosh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë (në fshatin Bardhosh) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori”.