Sulmoi me thikë vajzat e mitura, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sulmoi me thikë vajzat e mitura, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar se kishte sulmuar me thikë viktimat femra kosovare të mitura.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë më datë 16 nëntor në ora 13:05.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Edit Durham, Gjakovë, 16.11.2021 – 13:05. Viktimat femra kosovare, të mitura, kanë informuar se janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat