Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren.
Njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.
29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.
Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.
Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes