Një veturë është djegur sot në fshatin Parallovë të Komunës së Artanës, nga e cila dyshohet se është shtënë në veturën e kompanisë Besa Security, e cila po transportonte para.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se sot rreth orës 16:00 në fshatin Parallovë mbrapa pompës së derivateve është gjetur një veture duke u djegur.
Dyshohet se vetura që është djegur të jetë drejtuar nga personat e përfshirë në një grabitje.
Ku të dyshuarit kanë shtënë me armë në veturën e Besa Security, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, e cila po barte para.