Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës.
Mësohet se me armë të gjata, disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e marketit dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.
Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast.
Ndërkaq, detajet akoma nuk janë konfirmuar nga Policia e cila aktualisht është në vendin e ngjarjes.