Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej dy muajsh ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Kirvaqës dhe Arbër Sejdiut.
Kështu kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Edhe për dy muaj i është vazhduar masat e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Kjo masë përfundon më 18 janar 2022”, kanë gjënë nga Gjykata për insajderin.
Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.