Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë 31-vjeçarin me inicialet A.XH., pasi i njëjti kërkohej me urdhër të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë 31-vjeçari kërkohej, pasi ai ishte dënuar për veprën penale “Blerje dhe Posedim shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope”.
Njoftimi i Policisë:
Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.