Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për shkak të veprave penale: ”Fajde”, ”Mashtrim” dhe ‘ Detyrim.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Tutje, prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit.