Vdes një person pasi ra në një humnerë në Prevallë

Kronikë e zezë

Vdes një person pasi ra në një humnerë në Prevallë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Ka vdekur një person, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.

Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat