Policia ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
“Viktima mashkull punëtor në një fabrikë të mobileve-pronë e të dyshuarit mashkull, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendje e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.