Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i mitur pasi që njësitet policore të angazhuara për sigurimin e shkollave gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40.
Në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Podujevë.
Tutje Policia sqaron se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, në prezencë të prindit, është liruar në procedurë të rregullt.