Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ndërkohë njësiti i trafikut në Policinë e Kosovës po merret me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat