Sot rreth orë 16:20 ka ndodhur një aksident mes një kamionete dhe një veture në fshatin Pozhar të Deçanit, nga ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, tregoi se i lënduari është dërguar me ambulancë në spitalin Rajonal të Pejës.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë.
Njësitet e policisë po bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes.