Vdes këmbësorja që u godit nga një veturë në Veternik në Prishtinës

Kronikë e zezë

Vdes këmbësorja që u godit nga një veturë në Veternik në Prishtinës

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Në lagjen Veternik në Prishtinës, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë një këmbësore ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e  rrethanave të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat