Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në Veternik të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:30.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57-vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Ajo ka shtuar se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit, si dhe ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.