Podujevë, arrestohet një person, detyron vajzën e mitur të vjedh gjësende nga shtëpia e saj

Kronikë e zezë

Podujevë, arrestohet një person, detyron vajzën e mitur të vjedh gjësende nga shtëpia e saj

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raoprtin 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orës 12:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se e ka detyruar një të mitur të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi nga PK:

NGACMIM

Podujevë 21.11.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat