Një burrë në Skenderaj është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku.
Kurse me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Skenderaj, 21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.