Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Istogut. Sipas policisë një person kishte raportuar në polici se disa persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij.
Pastaj i kishin vjedhur dy pistoleta për të cilat kishte leje përkatëse për mbajtjen e tyre.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty i kanë vjedhur dy pistoleta me leje përkatëse, 150 copë fishekë dhe stoli ari.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.