Efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi është shpallur i pafajshëm pasi u arrestua në maj për transport të lëndëve narkotike në Tiranë.
"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datën 14.09.2021 ka shqyrtuar kërkesën penale për pushimin e akuzëss për veprën epnale "prodhimi dhe dhitja e narkotikëve," ndaj shtetasit të dyshuar Xhulio Liçi, lindur në Fier, fshati Libofsh dhe banues në Yzberisht, i dyshuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve," thuhet në dokumentin e siguruar nga mediat shqiptare.
Gjyqtarja e hetimit paraprak, në përfundim të shqyrtimit të plotë të të gjitha provave të paraqitura nga organi i akuzës, pasi dëgjoi dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të zgjedhur nga i dyshuari, duke u mbështetur në rezultatet e përfituara nga hetimit nën drejtimin e Prokurorit të ngarkuar për veprimin e kësaj çështjeje penale; veprime hetimore këto të cilat janë vlerësuar me vendim të arsyetuar nga Gjykata.
Gjykata pasi shqyrtoi përmbajtjen e kërkesës dhe provat bashkëlidhur saj, dëgjoi pretendimet përfundimtare të prokurorit, konkludoi se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet të pranohet.
Gjykata vendosi:
1- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë
2-Pushimin e akuzës për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" ndaj Xhulio Liçi.
Xhulio Liçi u arrestua më 14 maj së abshku me 2 persona të tjerë, Ded Nimani dhe Luan Gaçi.
Kapja e tyre u bë në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit. Efekti i RENEA-s Liçi dhe shtetasi Ded Nimani u kapën në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike kokainë.