Dy persona kanë shkuar mbrëmë në një lokal bë fshatin Ponoshec të Gjakovë, ku pronarin e kanë ftuar për një bisedë në veturën e tyre dhe aty nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të gjitha paratë që kishe me vete.
Sipas Policisë, të dyshuarit e kanë dërguar viktimën në një lokacion rreth 5 km larg nga lokali i tij, por ai ka shfrytëzuar rastin dhe ka arritur të dal nga vetura duke ikur me vrap, pastaj ka dëgjuar një të shtënë arma e zjarrit.
“Viktima pas një kohe është paraqitur në Stacion policor-Gjakovë. Të gjitha njësitë përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të dyshuari janë kërkuar në disa lokacione por nuk janë takuar. Viktima nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
Në vazhdën e hetimeve të përshpejtuara dhe efikase më datë 21.11.2021, një nga të dyshuarit: G.A. lindur në vitin 1992, sh/k. është arrestuar dhe pas intervistimit nga ana e njësisë se hetimeve te Stacionit policor – Gjakove. Me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48. Për personin e dytë të dyshuar, janë në vazhdimësi procedurat e identifikimit dhe kapjes së tij”, thuhet në njoftim.