Gjuajnë me armë zjarri disa persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjuajnë me armë zjarri disa persona në Prishtinë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme në orën 23:20 disa persona kanë shtënë disa herë me armë zjarri në rrugën “Malush Kosova” dhe janë larguar në drejtim të panjohur.Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

“Rr. Malush Kosova, Prishtinë, 21.11.2021 – 23:20.

Është raportuar se persona të pa njohur kanë shtënë disa herë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat