Protestojnë argjendarët e Prizrenit, kërkojnë siguri

Kronikë e zezë

Protestojnë argjendarët e Prizrenit, kërkojnë siguri

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Është mbajtur një protestë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, një javë pasi tre plaçkitës kishin plagosur dy persona në një argjendari, derisa po tentonin t’i grabisnin.

Në këtë protestë prezent ishte edhe Ismet Kasemi, njëri nga të plagosurit, që tha se babai i tij tashmë po vazhdon të trajtohet ende në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Argjendarët u shprehën të shqetësuar për sigurinë e tyre, të cilët thanë se u janë drejtuar forcave policore edhe me një kërkesë për patrullim më të shpeshtë.

Tre plaçkitësit që dyshohen ta kenë bërë këtë vepër, tashmë janë arrestuar nga Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat