Njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 6.1 gram, tre mullinj për bluarje dhe një një thikë.
“Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin për media.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.