Një aksident trafiku i ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj mes tri automjeteve, ka lënë tre persona të lënduar.
Policia ka konfirmuar aksidentin teksa ka thënë se aktualisht rruga në këtë lokacion është e mbyllur.
“Po është shkaktuar një aksident trafiku në autostradën, Ferizaj- Prishtinë, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar.
Rruga në këtë lokacion është e mbyllur deri të kryhet vendshikimi nga ekipet kompetente”, tha policia.