Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Komoran, përkatësisht në fshatin Vragoli.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se dyshohet që shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.
“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura. Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve”, tha Hoxha.
“Apelojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes”, apeloi Hoxha më tej.