Është gjetur i vdekur një person në Ferizaj. Polica ka njoftuar se ai është gjetur i vdekur gjatë ditës së mërkurë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.