Një qytetar është ankuar në polici se bashkëshortja e tij i ka marrë fëmijët pa lejen e tij dhe është larguar në një drejtim të panjohur.
I njëjti ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarëveshje verbale.
Raporti i policisë:
MARRJE E KUNDËRLIGJËSHME E FËMIJËVE
Gjilan, 24.11.2021 - 21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, pa lejen e tij i ka marr dy fëmijët e tyre dhe është larguar në drejtim të panjohur, nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tyre. Rasti është duke u hetuar. /Bota sot