Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë në Prishtinë ka sulmuar nënën e tij, përderisa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Tutje, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari deri në këndellje ka mbetur në stacion policor për intervistim.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari mbetet në stacion policor deri në këndellje për intervistim”, theksohet në raportin e policisë.