Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, njëri nga ta i mitur pasi që të njëjtit dyshohen për dhunim dhe vjedhje.
Policia bën të ditur se i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të miturin, ndërkaq ky i fundit dyshohet se ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarjet dyshohen se kanë ndodhur në Prishtinë rreth orës 00:10 dhe 03:00.
Rasti në polici është iniciuar si “Dhunim & Vjedhje”.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 25.11.2021 – 00:10-03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.