Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar nënë e tij.
I dyshuari është mbajtur në stacionin policor deri në këndellje për intervistim.
“Prishtinë 26.11.2021-23:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari mbetet në stacion policor deri në këndellje për intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.