Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Zhegër të Gjilanit rreth orës 16:00.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njoftoj policia.
Trupi i pa jetë është dërguar për Obduksion.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.