Një burrë në Pejë ka raportuar në polici se djali i tij në gjendje të dehur e ka sulmuar atë fizikisht.
Si dhe ka thyer disa gjëra në shtëpi.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, sipas policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.