Katër persona, përfshirë një foshnjë njëvjeçare dhe një fëmijë tjetër, tre vjeç, kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri në Barcelonë.
Zjarri shpërtheu rreth orës 6 të mëngjesit të së martës në një ndërtesë në sheshin Tetuan të qytetit. Katër të mbijetuar po trajtohen për thithjen e tymit.
Raportet vendase thonë se banorët jetonin në disa nga banesat në bllokun e prekur nga zjarri.
Një zëdhënës i zjarrfikësve të Barcelonës tha: “Me keqardhje konfirmojmë vdekjen e katër personave, dy prej të cilëve ishin të mitur, në një zjarr në një pronë në sheshin ‘Tetuan’. Katër persona janë trajtuar për thithjen e tymit. Zjarri është shuar.”