Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një qytetar ka raportuar se i është zhdukur bashkëshortja.
Ai thotë se nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj.
Raporti i plotë:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Azem Bejta, Pejë, 24.11.2021 – 05:10. Me 30.11.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.