(E plotësuar 17:30) - Dy persona janë plagosur sot në Bardhosh të Prishtinës, kur ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri persona ende të panjohur për policinë.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka thënë Borovci.
Personat e plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.
***
Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutash në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes dyshohet për të plagosur.
Media mëson se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.