Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Fushë Kosova është arratisur në mesnatë.
Sipas informatave të policisë, i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet po aty.